Dhuro për fëmijët e Kosovës

Përkushtuar t’u japim fëmijëve të Kosovës mbështetjen që u duhet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, në çdo aspekt të jetës së tyre.

IBAN:
DE58 7004 0041 0474 8547 00

Procesi i vlerësimit të rasteve përmes vendimmarrjes individuale për çdo rast, verifikim të gjendjes familjare dhe motivimit arsimor të fëmijës

Donator
0 +
Përfitues
0 +
Bursa për fëmijë
10000 €+

Rreth nesh

Fondacioni “Leotrim Ahmeti” është themeluar në Mynih të Gjermanisë, nga një grup qytetarësh shqiptarë dhe gjermanë me synimin për të mbështetur fëmijët, nxënësit dhe studentët në Kosovë që përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale në rrugëtimin e tyre arsimor.

Fondacioni mban emrin e Leotrim Ahmetit, një djaloshi shtatëvjeçar, i vrarë gjatë luftës në Kosovë. Emri i tij përfaqëson kujtesën e fëmijëve të pafajshëm që humbën jetën dhe shërben si thirrje për përgjegjësi ndaj brezave që po rriten sot.

Veprimtaria e Fondacionit është ndërtuar si një lidhje funksionale ndërmjet donatorëve në Gjermani dhe më gjerë dhe familjeve, nxënësve dhe studentëve në Kosovë. Mbështetja ofrohet në mënyrë direkte dhe të strukturuar, duke u fokusuar në nevojat reale që u mundësojnë fëmijëve dhe të rinjve ndjekjen e rregullt të shkollës dhe vazhdimin e studimeve.

Fondacioni përqendrohet në mbështetje që krijon ndikim afatgjatë. Ndihma nuk synon zgjidhje të përkohshme, por reduktimin e pengesave që kufizojnë qasjen në arsim dhe zhvillimin personal.

Përmes punës sonë, Fondacioni “Leotrim Ahmeti” synon që arsimi të mos jetë i kushtëzuar nga gjendja ekonomike dhe që çdo fëmijë apo student në nevojë të ketë mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e tij.

Themelimi i Fondacionit

Fondacioni është themeluar në Mynih të Gjermanisë, nga një grup qytetarësh shqiptarë dhe gjermanë.
Nisma mban emrin e Leotrim Ahmetit, djaloshi 7-vjeçar nga Skenderaj në Kosovë, simbol i pafajësisë së vrarë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.
Fondacioni do të shërbejë si urë lidhëse mes komunitetit shqiptar në Gjermani dhe familjeve në Kosovë me vështirësi ekonomike e sociale të cilat kanë vështirësi në shkollimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre.
Mbështetje direkte për fëmijët, nxënësit dhe studentët në nevojë në Kosovë.

Qëllimi i Fondacionit

Sigurimi i qasjes në arsim për çdo fëmijë, pavarësisht kushteve ekonomike.
Ofrimi i mbështetjes praktike që u mundëson fëmijëve ndjekje të rregullt të shkollës.
Nxitja e barazisë në mundësi për nxënës dhe studentë.
Forcimi i përgjegjësisë sociale, solidaritetit dhe kulturës së mbështetjes ndaj të rinjve.
Ndihma synon të krijojë perspektivë reale afatgjatë dhe të qëndrueshme

Programi i Fondacionit ka tre nivele kryesore

Mbështetja bazë: transport për në shkollë, veshmbathje dhe ushqim në raste të veçanta.

Mbështetja Arsimore me libra, materiale mësimore, pagesa të semestrave e workshopeve.

Bursat e ekselencës, mentorim akademik dhe nxitje per studime afatgjata.

Vizioni dhe transparenca

Të ndërtojmë një model të qëndrueshëm të mbështetjes, që e ndjek fëmijën nga arsimi bazë deri në studime të larta.

• Të shndërrojmë kujtimin e Leotrim Ahmetit në një forcë pozitive që hap mundësi të reja për fëmijët në nevojë.

100% e donacioneve shkojnë direkt te përfituesit.

• Asnjë donacion nuk shpenzohet për paga apo administratë.

Çdo mbështetje dokumentohet dhe raportohet publikisht në mënyrë periodike.

• Donatorët marrin informata të rregullta dhe personale për rastet që përkrahin.

• Komunikim i përditshëm me Kosovën, monitorim i vazhdueshëm dhe proces i besueshëm i ndjekjes së rasteve.

Fondacioni “Leotrim Ahmeti” nis misionin për mbështetjen e nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Më 22 nëntor 2025, në Mynih të Gjermanisë, u zyrtarizua themelimi i Fondacionit të Bursave “Leotrim Ahmeti”, një nismë e iniciuar nga Isak Neziri në bashkëpunim me bashkatdhetarë dhe partnerë nga Kosova dhe Gjermania.

Fondacioni mban emrin “Leotrim Ahmeti” në kujtim të Leotrimit, një fëmijë i vrarë gjatë luftës në Kosovë, si simbol i pafajësisë së humbur dhe i përgjegjësisë kolektive për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Përmes këtij emri, fondacioni synon që kujtimi i Leotrimit dhe i të gjithë fëmijëve të vrarë gjatë luftës të shndërrohet në angazhim konkret për arsim, dije dhe zhvillim, duke e kthyer dhimbjen e së kaluarës në mundësi reale për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës.

Në fokus të veprimtarisë së tij, Fondacioni “Leotrim Ahmeti” do të ofrojë mbështetje për nxënës dhe studentë që përballen me vështirësi ekonomike, përmes bursave dhe programeve të dedikuara arsimore, me qëllim rritjen e qasjes në arsim dhe krijimin e mundësive të barabarta për zhvillim.

Themeluesi i fondacionit, Isak Neziri, theksoi se kjo nismë është rezultat i një angazhimi disamujore me bashkatdhetarë dhe miq nga Gjermania, me synimin që arsimi të vendoset në qendër të investimit shoqëror.

“Ky është vetëm fillimi i punës sonë. Qëllimi ynë është që fëmijëve të Kosovës t’u sjellim më shumë mundësi për arsim dhe një perspektivë më të mirë për të ardhmen,” u shpreh Neziri.

Fondacioni “Leotrim Ahmeti” synon që përmes punës së tij ta kthejë kujtesën dhe dhimbjen në mundësi konkrete për zhvillim, dije dhe shpresë për brezat që vijnë.

Bahri Ahmeti, vëllai i Leotrim Ahmetit: Kujtimi i tij dhe trashëgimia e tij do të ruhen përmes këtij Fondacioni

22 nëntor 2025, Mynih Gjermanisë, u mbajt një mbrëmje e veçantë shënoithemelimin e Fondacionit Bursave “Leotrim Ahmeti”, me pjesëmarrjen e bashkatdhetarëvenga diaspora dhe miqve e donatorëve nga Gjermania.

Gjatë aktivitetit, Bahri Ahmeti, vëllai i Leotrim Ahmetit, foli emër familjes Ahmeti, duke shprehur mirënjohje dhe falënderim thellë për themelimin e fondacionit dhe duke theksuarrëndësinë kjo nismë ka për ruajtjen e kujtimit Leotrimit dhe gjithë fëmijëve vrarëgjatë luftës Kosovë.

emër familjes Leotrim Ahmetit, shpreh falënderimet tona sinqerta për këtëfondacion. Kjo nismë ka një domethënie veçantë për ne, sepse përmes saj kujtimi i Leotrimitdo jetojë dhe do shndërrohet mundësi për shumë rinj. Trashëgimia e tij do ruhetpërmes arsimit dhe mbështetjes për brezat vijnë,” tha Ahmeti.

Fondacioni “Leotrim Ahmeti” mbështetet edhe nga përfaqësues gjermanë

ngjarjen e themelimit Fondacionit “Leotrim Ahmeti”, e cila mblodhi dhjetërabashkatdhetarë dhe donatorë nga Kosova dhe Gjermania, mori pjesë edhe Clemens Baumgärtner, përfaqësues i CSU Mynih, i cili iu bashkua nismës si mbështetës i fondacionit.

Gjatë fjalës tij, Baumgärtner theksoi domethënien e veçantë ka kjo nismë, duke vënë pah se historia e Leotrimit po shndrrohet një mesazh shprese dhe bashkimi.

Një fëmijë i vogël humbi jetën gjatë luftës shndërrohet sonte një simbol shpresës dhe bashkimit. Emri i Leotrimit lidhet me atë ne presim nga jeta: shpresë për ardhmen dhe njëjetë mirë,” u shpreh Baumgärtner.

Ai bëri gjithashtu një krahasim mes Kosovës pas luftës dhe Bavarisë pas Luftës DytëBotërore, duke theksuar se, pavarësisht shkatërrimit dhe humbjeve mëdha, rruga drejtrimëkëmbjes dhe zhvillimit kalon përmes arsimit.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye ai ka vendosur ta mbështesë Fondacionin “Leotrim Ahmeti”, icili synon mbledhjen e fondeve për nxënësit dhe studentët Kosovë, duke u krijuar atyremundësi për arsimim dhe zhvillim.

Mbështetja e Clemens Baumgärtner u vlerësua si një dëshmi e rëndësishme e bashkëpunimit, miqësisë dhe solidaritetit kosovaro-gjerman.

Isak Neziri ndan 30 bursa e para dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”

Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa Isak Neziri, kandidat për deputetnga Partia Demokratike e Kosovës, mori pjesë një mbrëmje veçantë humanitare ku u ndanë30 bursa për nxënës nga tetë komuna Kosovës.

prani nënës Shukrije, nxënësve dhe prindërve shumtë, u jetësua zyrtarisht Fondacioni“Leotrim Ahmeti”, një nismë përjetëson emrin e Leotrimit vogël, 7-vjeçar, dhe synon vazhdojë misionin e saj për aq kohë sa do ekzistojë populli shqiptar.

Neziri theksoi se kjo nismë është shumë se një akt solidariteti, duke e cilësuar si një amanetmoral dhe shoqëror për mbështetur arsimin dhe ardhmen e fëmijëve. Ai falënderoi edhekolegen Sala Jashari për bashkimin dhe kontributin e saj këtë mbrëmje mbushur me ndjenja forta dhe mesazh shprese.

Fondacioni “Leotrim Ahmeti” pritet shndërrohet një adresë përhershme mbështetjeje përnxënësit nevojë, duke e kthyer dhimbjen forcë dhe shpresë për brezat vijnë.